Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

Përplasja me tre të plagosur në Elbasan, vihet në pranga 43-vjeçari

Përplasja me tre të plagosur në Elbasan, vihet në pranga 43-vjeçari

10:20, 19/09/2020
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka arrestuar Gentian Minon 43-vjeç, pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin I.B., ( i cili është arrestuar mê parë), më datë 02.08.2019, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e një lokali gjatë një konfliktit për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dy shtetas si dhe me sende të forta një shtetas tjetër.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zaranika” Operacioni nga Drejtoria Vendore e Polciisë Elbasan në bashkëpunim me Njësinë speciale të Kërkimit “Fast”.
Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e krimeve ndaj personit.

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj, nga specialistët për Hetimin e Krimit Seksioni Kundër Personit në DVP Elbasan në bashkëpunim me forcën e Posaçme “FAST” në DPPSH, në kuadrë të operacionit policr të koduar “Zaranika” u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

G.M., 43 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin I.B., ( i cili është arrestuar mê parë), më datë 02.08.2019, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e një lokali gjatë një konfliktit për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dy shtetas si dhe me sende të forta një shtetas tjetër.

Po nga verprimet hetimore të kryera dyhsohet se ky shtetas është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan, ku vijon puna për zbarhdjen dokumentinin ligjor të impkimit të këij shtetasi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco