FOTO/ Mbrëmë i iku policisë, 'Porche Cayenne' gjendet e braktisur sonte në Elbasan

FOTO/ Mbrëmë i iku policisë, 'Porche Cayenne' gjendet e braktisur sonte në Elbasan

22:15, 18/09/2020
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka gjetur të braktisur sonte, makinën ‘Porche Cayenne’ që mbrëmjen e djeshme, i shpëtoi postobllokut të policisë, pavarësisht urdhërit për të ndaluar.  

Policia ndërkohë kanë nisur hetimin për të gjetur pronarin e mjetit i cili ka deklaruar se mjetin e kishte dhënë me qira por nuk kishte nënshkruar kontratë me përdoruesit.

Ditën e djeshme për disa orë policia ka ndjekur automjetin por nuk ka mundur të kapë personat që ishin në të.

Mendohet se brenda mjetit kanë qenë dy persona të cilët pasi kanë shpëtuar ndjekjes së policisë kanë braktisur mjetin buzë shtratit të lumit Shkumbin.

Mbrëmjen e së enjtes policia e Elbasanit u vu në ndjekje të këtij automjeti me targa AA 648 US, pas kontrolleve të rrepta që ishin vendosur në pikat kyce të qytetit për shkak të ngjarjes së mëngjesit ku u ekzekutua me armë zjarri Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit për grabitjen e Rinasit, Talo Çela

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco