Si nisi sherri me leva midis familjes Baboçi dhe Tatozi që përfundoi me një të vrarë dhe dy të plagosur

Si nisi sherri me leva midis familjes Baboçi dhe Tatozi që përfundoi me një të vrarë dhe dy të plagosur

22:05, 18/09/2020
A+ Aa A-

Janë zbardhur të tjera detaje nga sherri me armë dhe leva që përfundoi me një të vrarë dhe të një plagosur në lagjen nr.13 në Durrës.

Sipas dinamikës së ngjarjes, sherri midis familjes Tatozi dhe Baboçi ka nisur kur Erald Gjini ka qëlluar me shkop bejsbolli një nga anëtarët e familjes Tatozi në një konflikt që lidhet me motive pronësie të vjetra.

Në ndihmë të djalit në këtë moment ka mbërritur babai i tij Armando Baboçi.

Ky i fundit është përleshur me leva me anëtarë të familjes Tatozi.  

Të vetëm përballë anëtarëve të shumtë të familjes Tatozi, babë e bir kanë tentuar të largohen me shpejtësi nga vendngjarja me makinën e tyre ‘Alfa Romeo’.

Por gjatë ndjekjes ata janë qëlluar me armë zjarri nga anëtarë të familjes Tatozi, duke mbetur të plagosur.  

Ku më pas në spital ka ndërruar jetë shtetasi Armando Baboçi si edhe po merr ndihmën e parë djali i tij Erald Gjini si edhe një person i tretë nga familja Tatozi, ende i paidentifikuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco