Atentati në Durrës, një tjetër i plagosur shkon në spital

Atentati në Durrës, një tjetër i plagosur shkon në spital

21:51, 18/09/2020
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku ka humbur jetën një 39-vjeçar dhe është plagosur djali i tij.

Armando Baboçi ka humbur jetën në spital, ndërsa djali i tij Erald Gjini (Baboçi) është jashtë rrezikut për jetën.

Por policia ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes një tjetër person ka mbërritur i plagosur.

Bëhet fjalë për një person me inicialet E. T.

‘Në lidhje me informacionin e mësipërm ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit A.B., 39 vjeç dhe E.Gj., 19 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës shtetasi A.B.

Po në lidhje me këtë informacion është paraqitur i lënduar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasi E.T., për të cilën grupi hetimor po punon për sqarimin nëse ka lidhje me këtë ngjarje’, bën të ditur Policia e Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco