Lajmi i fundit

Berisha: Kosova në KiE, narkoqeveria e Tiranës është e nxirë sonte nga dëshpërimi

Plagosen me armë zjarri dy persona në një lokal në Durrës

Plagosen me armë zjarri dy persona në një lokal në Durrës

20:25, 18/09/2020
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së premtes në qytetin bregdetar të Durrësit, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë dy të plagosurit janë transportuar për në spital.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 pas nje konflikti të çastit mes disa personave.

Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco