Policia rrethoi Beratin/ Aksioni 24 orësh përfundoi me 5 arrestime, një për mbajtje doreze metalike në shtëpi

Policia rrethoi Beratin/ Aksioni 24 orësh përfundoi me 5 arrestime, një për mbajtje doreze metalike në shtëpi

20:08, 18/09/2020
A+ Aa A-

Aksioni i policisë së Beratit, që filloi që prej ditës së djeshme në të gjithë qarkun e Beratit, është shoqëruar edhe me arrestime.

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj, policia e Beratit ka kontrrolluar në 24-orët e fundit 264 automjete dhe ka ushtruar kontrroll fizik në 340 shtetas.

Në kuadër të këtij operacioni të policisë së Beratit janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas për vepra të ndryshme penale dhe një shtetas tjetër po procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit: D.T, i cili u kap me disa doza me kokainë dhe cannabis sativa në automjetin e tij, A.H dhe K.H, që u kapën duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi, L.V, që ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Dhuna në familje" dhe K.K, pasi ishte me masën e sigurimit "arrest në shtëpi" dhe gjatë kontrolleve u kap nga shërbimet e Policisë në një lokal.

Gjithashtu,policia ka proceduar penalisht edhe shtetasin E.H, pasi gjatë kontrollit i'u gjet një dorezë metalike.

Në këtë aksion të DPV Berat që do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, janë angazhuar të gjithë sektorët e DPV Berat, që nga forcat e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe forcat e Posaçme Operacionale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco