Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Gafa e OFL/ I çon formularin të vdekurit që ka 6 vite që ka ndërruar jetë

Gafa e OFL/ I çon formularin të vdekurit që ka 6 vite që ka ndërruar jetë

18:53, 18/09/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit ka bërë publikë listën me 4 emra të personave që duhet të justifikojnë pasurinë në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.

Ajo që vihet re mes emrave të publikuar është emri i Shkëlzen Dumanit, një person i cili rezulton i vrarë që prej vitit 2014.

Proceduralisht, Policia e Shtetit ndoshta është në rregull, pasi personi në fjalë nuk figuron i vdekur me letra ndaj edhe procedura quhet e rregullt për sa kohë nuk njihet i vdekur zyrtarisht.

Ajo që bie në sy përveç faktit të mësipërm është pasuria që disponon i ndjeri. Sipas familjarëve të tij ai ka pasur në pronësi një apartament dhe një automjet. Në apartament pas vdekjes së së ëmës Mentije Dumanit, nuk jeton askush. Për këtë arsye, ata e kanë kthyer mbrapsht formularin e dërguar nga Operacioni Forca e Ligjit.

Shkëlzen Dumani u vra krah grupeve xhihadiste në vitin 2014 në moshën 39-vjeçare. Sipas riteve fetare në Siri ushtarët e vdekur për luftën e shenjtë bien shahit dhe varrosen në tokën ku kanë luftuar. Ai la pas dy fëmijë, Evën dhe Endrin, ndërsa nëna e tyre, Mide Dumani, kërkon rikthimin e tyre.

Në njoftimin e OFL thuhet se Shkëlzen Dumani banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Rekrutimi i personave me qëllim kryerjen e veprave terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve”, duhet të plotësojë formularin e vetëdeklarimit për të justifikuar pasurinë e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco