Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Shpërthimi me eksploziv/ Pyetet vëllai i Kastriot Reçit, ja çfarë deklaroi

Shpërthimi me eksploziv/ Pyetet vëllai i Kastriot Reçit, ja çfarë deklaroi

18:47, 18/09/2020
A+ Aa A-

Dy ditë pas shpërthimit të makinës së drejtuar nga Preng Gjini, prokuroria ka marrë në pyetje të gjithë fisin Reçi, mes tyre dhe vëllain e Kastriot Reçit të vrarë me snajper një vit më parë.

Alfred Reçi ka thënë për hetuesit se e njeh Preng Gjinin pasi të dy janë nga Mirdita, por nuk ka pasur konflikte me të.

Gjatë marrjes në pyetje, ai i ka thënë policisë se shpërthimin e ka mësuar nga televizionet. Nga ana tjetër, kontrolle janë ushtruar në të gjitha banesat e fisit Reçi. Policia nuk ka gjetur armë apo sende të dyshimta, ndërsa askush nuk pranon se ka pasur konflikte me Gjinin.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar 27 kamera sigurie në të gjitha pikat ku 50-vjeçari ka lëvizur. Hetuesit po këqyrin të gjitha pamjet për të mësuar më shumë nëse Preng Gjini ndiqej nga ndonjë automjet tjetër, pasi dyshohet se ai mbahej në vëzhgim nga atentatorët.

Nga ana tjetër, vetë Gjini ka thënë se nuk njeh asnjërin nga fisi Reçi, apo të ketë pasur marrëdhënie apo konflikte me ta. Ndërkohë, hetuesit dyshojnë se përplasjet mes tyre kanë nisur në Itali për shkak të prishjes së pazareve të drogës mes Gasper Reçit dhe Preng Gjinit. Në vitin 2017 në Romë u ekzekutua Gasper Reçi, ndërsa konfliktet mes dy fiseve u kanë marrë jetën 5 personave./A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco