U raportua për të shtëna me armë/ Çfarë ndodhi në sherrin midis të rinjve, për një përplasje makinash

U raportua për të shtëna me armë/ Çfarë ndodhi në sherrin midis të rinjve, për një përplasje makinash

16:34, 18/09/2020
A+ Aa A-

Një sherr masiv midis të rinjsh ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, në vendin e njohur si rrotullimi i ‘1 Majit’

Sikundër raportohet, një makinë i ka prerë rrugën një makine tjetër dhe për pasojë ka filluar konflikti mes këtyre personave, që nga fjalët kanë kaluar te përdorimi i sendeve të forta si leva.

Për pasojë një nga mjetet është dëmtuar rëndë dhe ka pësuar thyerje në xhamin e pjesës së mbrapme.

Të dyja palët janë shoqëruar në komisariat për të dhënë sqarimet e tyre mbi konfliktin që në media u raportua si të shtëna me armë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco