Me lule e duartrokitje, Pëllumb Pipero merr titullin Qytetar nderi në Skrapar

Me lule e duartrokitje, Pëllumb Pipero merr titullin Qytetar nderi në Skrapar

13:41, 18/09/2020
A+ Aa A-

Qyteti i Skraparit,vendi ku u lind dhe u rrit Doktor Pëllumb Pipero, e nderoi sot mjekun e shquar me titullin e lartë "Qytetar Nderi".

Bashkia e Skarparit ka nderuar sot me titullin "Qytetar Nderi" profesor doktor Pëllumb Piperon. Me kërkesën e qytetarëve të Skraparit, Këshilli Bashkiak ka miratuar me unanimitet në 28 Maj 2020 dhënien e titullit "Qytetar Nderi" i Skraparit për Piperon,me motivacionin "Për veprimtari të shquara profesionale dhe akademike përgjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, vëçanërisht atë të sëmundjeve infektive si dhe për kontrrollin e çmuar profesional e publik në përballimin e situatës së pandemisë së shkaktuar nga Covid-19".

Në ceremoninë e organizuar përpara bashkisë së qytetit të Skraparit kanë qënë të pranishëm jo vetëm përfaqësues të pushtetit vendor por edhe deputetë,ministra,qytetarë të Skraparit si dhe kolegë e familjarë të Piperos.

Kryebashkiaku i Skraparit,Adriatik Mema,është shprehur se,në kohën më të vështirë që kaloi dhe po kalon vendi ynë për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kur të gjithë ishin në gadishmëri për ti bërë ballë këtij armiku të padukshëm e të kthyer në një rrezik serioz për jetën e banorëve në gjithë globin, ishin bluzat e bardha, mjekët dhe infermierët ata të cilët të rreshtuar në frontin e parë të kësaj lufte dhe me punën e tyre, sakrificën,dashurinë për njerëzit, u shndërruan në heronjtë e vërtetë të përballimit të kësaj situate të pazakontë.

Memaj ka deklaruar se, të gjithë jemi dëshmitarë të kontributit profesional dhe human të mjekëve, deri në kufijtë e lodhjes së tejskajshme,për tu shërbyer njerëzve të prekur nga ky virus dhe që në asnjë moment nuk u dorëzuan. "Profesor Pëllumb Pipero,me punën e tij në ndihmë të pacientëve të prekur dhe me këshillat e tij publike dhe të çmuara, u shndërrua në njeriun që përçonte qetësi e siguri tek qytetarët në mbarë vendin tonë.

Ai ka qënë dinjitoz në çdo dalje të tij mbrëmjeve në televizione, ku qytetarët prisnin me padurim këshillat e tij",-ka thënë Memaj.

Pas marrjes së titullit,prof.dok.Pëllumb Pipero u shpreh se, jo vetëm u emocionua por edhe u befasua për titullin e madh të qytetarit të nderit që mori sot nga Këshilli Bashkiak i Skraparit, me inisiativën e shumë qytetarëve dhe kolegëve të këtij qyteti. "Është nder, obligim dhe përgjegjësi e madhe të kesh titullin "Qyterar Nderi" Skraparit, një qyteti që nuk i kanë munguar as burrat dhe as gratë, as pedagagët, akademikët,mjekët,deputetët e ministrat.

Kjo pandemi evidentoi shumë vlera të shoqërisë njerëzore,evidentoi solidaritet, mirëkuptim, përkushtim,respektim të normave të veçanta e shpesh të detyruara që nuk ishin të dashura por të domosdoshme. Në këtë pandemi unë dhe kolegët e mi kemi bërë thejsht detyrën dhe unë si pjesë e kësaj gjenerate mjekësh do të vazhdoj të bëj detyrën time të mjekut deri në fund",-ka thënë Pipero.

Mjeku i shquar Pëllumb Pipero ka lindur dhe është rritur në fshatin Lishanjë të rrethit të Skraparit,nga i cili u largua drejt fakultetit të mjekësisë pasi mbaroi shkollën 9-vjeçare dhe të mesme,me rezultate të shkëlqyera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

skender18/09/2020 16:11

e kam patur babain njesh si mjek per 60 vjet ,e gjithe shqiperia ja njeh vlerat humane e profesionale ne specialitetin obsetrik gjinekollogji,........dhe kallaballeku i pas 90, nuk i akordoi asnje medalje per arsyen e thjesht se nuk vidhte dhe lepinte bythen partise ,....kto nderimet dhe vleresime jane thjeshte politike pa asnje vlere profesionale dhe humane

skender18/09/2020 16:05

ushtar politik ,pastaj mjek ,shkurt palaco vendi, i duhet partise dhe kallaballekut por jo popullit shqiptar

Shto koment

Denonco