Vlorë/ Gjykata merr vendimin për të arrestuarit si pjesë e kartelit ndërkombëtar të drogës

Vlorë/ Gjykata merr vendimin për të arrestuarit si pjesë e kartelit ndërkombëtar të drogës

13:11, 18/09/2020
A+ Aa A-

Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro të arrestuar në Vlorë si pjesë e kartelit ndërkombëtar të trafikut të drogës të shkatërruar ditën e djeshme janë lënë në burg për 40 ditë nga Gjykata e Vlorës.

Sipas policisë 5 personat e arrestuar në Shqipëri në kuadër të këtij operacioni do të ekstradohen në Itali, bashkë me të arrestuarit e tjerë në 10 shtete të ndryshme.

Shkatërrimi i grupit të trafikut të drogës të drejtuar nga Elti Dizdari dhe Dritan Rexhepi u finalizua ditën e djeshme pas 5 vitesh hetime të udhëhequra nga drejtësia italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco