350 milionë euro/ Ja vlera e trafikut të kokainës, si u arrestua Eldi Dizdari

350 milionë euro/ Ja vlera e trafikut të kokainës, si u arrestua Eldi Dizdari

12:38, 18/09/2020
A+ Aa A-

Gazetat e Dubait kanë vazhduar raportimet për ndalimin e një prej drejtuesve të kartelit shqiptar, i goditur nga një operacion i përbashkët i Europol.

Gazeta Khaleej Times shkruan se policia e Dubait ka arrestuar Denis Matoshin, pjesë e bandës ‘Kompania BELLO’.

Sipas saj, kjo bandë akuzohet se ka trafikuar kokainë mes Amerikës së Jugut dhe Europës me vlerë rruge 350 milionë euro.

Koloneli Saeed Al Qamzi tha se e kishin vendosur nën mbikëqyrje të ngushtë Matoshin disa ditë përpara se të vinte Njoftimi i Kuq.

‘Pasi shkëmbyem informacion me autoritetet italiane, identifikuam bosin e drogës dhe vendndodhjen e tij. Ne monitoruam lëvizjet e tij të përditshme dhe e kapën sapo morën Njoftimin e Kuq’.

Një njësi speciale policore mori përsipër operacionin.

Sipas tij, Matoshi do i dorëzohet autoritetet italiane pasi të paraqitet përpara prokurorisë së Dubait.

Matoshi njihet edhe si Eldi Dizdari. Ai është bashkëshorti i Suada Sherifit, ish-mbretëreshë e bukurisë në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco