Drejtoria Detare: Bregu shqiptar nuk është prekur ende nga cikloni, 6-8 orët e ardhshme vendimtare! Pasojat e ciklonit 'Ianos' në Greqi

Drejtoria Detare: Bregu shqiptar nuk është prekur ende nga cikloni, 6-8 orët e ardhshme vendimtare!

12:14, 18/09/2020
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi në mesditë se po monitorojnë me kujdes, lëvizjet e ciklonit Ianos që ka goditur Greqinë dhe se 6 - 8 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për Shqipërinë, e cila deri tani nuk është prekur.

Drejtoria Detare njoftoi se "ishujt grekë të Jonit, Zakynthos,Ithaca dhe Kefalonia janë goditur nga cikloni me forcën e një uragani, që ka lënë shumë dëme në varka, mole, dhe permbytje rrugësh.

Bregu shqiptar nuk është prekur deri në këto çaste dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare po monitoron dhe është në kontakt me autoritetet greke dhe Kapitenerinë e Korfuzit për situatën, po merr informacione për forcën dhe lëvizjen e ciklonit.

Drejtoria e Përgjithshme Detare bën me dije se 6 - 8 orët e ardhshme janë të rëndësishme dhe ka kërkuar nga kapiteneritë e porteve dhe Autoritetet Portuale të Sarandës, Himarës dhe Vlorës që të japin informacion të detajuar çdo moment dhe të monitorojnë mjetet lundruese që do të kërkojnë të dalin në det."

Ndërkohë, media greke publikojnë pasojat dhe lëvizjet e ciklonit "Ianos":

VIDEO DHE FOTO

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco