Kreu i KQZ, Klement Zguri jep dorëheqjen

Kreu i KQZ, Klement Zguri jep dorëheqjen

11:32, 18/09/2020
A+ Aa A-

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri ka dhënë dorëheqjen nga posti.

Mësohet se Zguri i ka paraqitur shkresën me dorëheqjen nga drejtimi i KQZ Kuvendit të Shqipërisë.

Ky hap i Zgurit vjen vetëm pak javë para përfundimit të mandatit. Ndërkohë që pas disa javësh Kuvendi do të zgjedhë KQZ-në e re.

Zguri u emërua në këtë post pas marrëveshjes së 17 majit të vitit 2017, mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Ai  ishte anëtar i Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve prej 23 vitesh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco