Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Pranon vrasjen e kunatës/ Agron Tanushi: Ditën e ngjarjes më erdhën disa të rinj në shtëpi dhe…

Pranon vrasjen e kunatës/ Agron Tanushi: Ditën e ngjarjes më erdhën disa të rinj në shtëpi dhe…

11:20, 18/09/2020
A+ Aa A-

31-vjeçari Agron Tanushi ka dalë këtë mesditë para gjykatës, ku është njohur me masën e sigurisë.

Ai u arrestua pak ditë më parë si autori i vrasjes së kunatës së tij, 34-vjeçares Jetmira Hasani.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për 31-vjeçarin Tanushi, i cili ka pranuar para togave të zeza krimin, për shkak të konflikteve për çështje pronësie.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa “Balkanweb” shkruan se 31-vjeçari ka pretenduar në gjykatë se ditën e ngjarjes i kanë ardhur disa të rinj në shtëpi, të cilët e kanë kërcënuar. Tanushi pretendon se është vetëdorëzuar me vullnet të lirë në komisariat.

Nga ana e saj, edhe Prokuroria kishte kërkuar masën e “arrestit me burg’ për 31-vjeçarin, të akuzuar për vrasjen me armë zjarri të kunatës, pas konfliktit me këtë të fundit për shtëpinë në Bathore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco