Gjyqtarja e arrestuar i kërkon SPAK-ut: Dua të çoj vajzën e vogël tek mjeku, s'kam të afërm

Gjyqtarja e arrestuar i kërkon SPAK-ut: Dua të çoj vajzën e vogël tek mjeku, s'kam të afërm

09:37, 18/09/2020
A+ Aa A-

Gjyqtarja Mimoza Margjeka, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, i ka kërkuar SPAK-ut leje për të shoqëruar vajzën e saj 3 vjeçare tek mjeku, sepse pretendon se nuk ka njerëz të tjerë familjarë apo  të afërm për ta ndihmuar. Edhe bashkëshorti i saj Arben Cara është i arrestuar, por në burg.

Në një kërkesë që Margjeka i ka drejtuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjykatësja shkruan se “gjatë kohës që ndodhem me masë sigurimi “Arrest shtëpie”, vajza jonë trevjeçare ka manifestuar gjendje hemoragjie, gjak nga hundët, ngjarje e ndodhur në datën 15 shtator 2020. Kam njoftuar mjekun e lagjes, i cili nëpërmjet rekomandimit me shkrim, ka udhëzuar një vizitë klinike pranë specialistit përkatës. Në kushtet që ndodhem në arrest shtëpie, e kam të pamundur të asistoj vizitat dhe mjekimin e vajzës, për shkak se edhe bashkëshorti, siç jeni në dijeni, ndodhet në paraburgim me vendim gjykate.|”

Pavarësisht këtyre argumenteve, SPAK ia ka refuzuar kërkesën gjyqtares së Korçës Mimoza Margjeka, arrestuar si pjesë e një skeme korruptive. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco