Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

'The Independent': Goditje historike, karteli shqiptar i kokainës u rrënua plotësisht

'The Independent': Goditje historike, karteli shqiptar i kokainës u rrënua plotësisht

09:19, 18/09/2020
A+ Aa A-

Lajmi se një kartel shqiptar i kokainës u godit gjatë një operacioni ndërkombëtar ka pushtuar faqet e para të medieve të huaja.

Gazeta e madhe britanike, 'The Independent' shkruan se karteli shqiptar i drogës është rrënuar plotësisht.

“Emri i tij ishte Kompania BELLO dhe prej vitesh ishte një nga rrjetet më të pamëshirshme dhe më inovativë të trafikut të drogës në botë. Sipas zyrtarëve ndërkombëtarë të zbatimit të ligjit, ai nuk ekziston më.

Në orët e para të mëngjesit të së martës, policia në dhjetë vende veproi në heshtje dhe sulmoi duke goditur organizatën nëntokësore në atë që përshkruhet si shkatërrimi më i madh i një rrjeti kriminal shqiptar në histori”.

“Autoritetet arrestuan 20 persona dhe kapën 4 ton kokainë dhe gati 5.5 milionë euro në cash. Të dyshuarit përballen me akuza për vrasje dhe trafik ndërkombëtar droge”.

“Operacionet ishin pjesë e një hetimi 5-vjeçar mbi mafian shqiptare, të nisur nga autoritetet italiane. Arrestimet u shtrinë në gjithë globin. Mes tyre ishte edhe Denis Matoshi, i ndaluar nga policia në Dubai, e cila e akuzon atë për kontrabandë të drogës në portet detare evropiane”.

“Shqipëria është shfaqur si qendër globale e trafikut të narkotikëve. Heroina nga Azia Jugore dhe kokaina nga Amerika Latine futen kontrabandë në këtë vend të vogël ose në Mal të Zi përmes rrugëve detare ose tokësore dhe më pas dërgohen në Itali për shpërndarje në të gjithë kontinentin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco