Detaje të reja/ Bujar Çela u qëllua me 21 plumba nga tri armë të ndryshme….

Detaje të reja/ Bujar Çela u qëllua me 21 plumba nga tri armë të ndryshme….

21:13, 17/09/2020
A+ Aa A-

Janë zbuluar detaje të reja nga vrasja e Bujar Çelës, mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Sipas burimeve të Syri TV, vëllai i Talo Çelës, u qëllua nga tre lloje armësh tip pistoletë me silenciator.

Po kështu mësohet se viktima mori 21 plumba në trup.

Autorët e kanë qëlluar nga mjeti dhe me pas janë larguar në drejtim të fshatit Murras ku braktisën mjetin dhe i vunë flakën.

Autorët e kanë qëlluar nga mjeti duke mos dalë. Ai ka qenë i vetëm duke pirë kafe në momentin që atentatorët e kanë qëlluar nga makina me 21 plumba duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa të shtënat nuk janë dëgjuar, pasi armët kanë qenë me silenciator.

Ka qenë ekspertiza e kryer që ka konfirmuar se trupin e 50-vjeçarit në pjesë të ndryshme e kanë përshkruar 21 plumba. Makina e autorëve, që dyshohet se kanë qenë më shumë se tre u gjet disa minuta më pas e braktisur dhe djegur në fshatin Murras buzë hekurudhës.

Makina tip “Renault” me targa të vjedhura në Rrogozhinë u gjet e djegur ngjitur me rrethimin e shtëpisë së një oficeri të drejtorisë së policisë Elbasan. Deri tani RENEA ka shoqëruar disa persona, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco