Hoxha: U rrit jetim, lidhja me ish-misin e nxori në skenë Eldi Dizdarin! Ja pse ishte i paprekshëm

Hoxha: U rrit jetim, lidhja me ish-misin e nxori në skenë Eldi Dizdarin! Ja pse ishte i paprekshëm

20:48, 17/09/2020
A+ Aa A-

Operacioni ndërkombëtar për goditjen e kartelit të drogës që kontrollohej nga shqiptarët dhe vepronte në 10 shtete ka nisur prej të martës dhe ka përfunduar dje në mëngjes.

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se për herë të parë në pranga ka persona që konsiderohen si hierarkia e trafikut të drogës referuar këtu Eldi Dizdarit, i cili sipas tij është parë nga autoritetet shqiptare si i paprekshëm.

“Në ditët në vijim do kemi edhe emra të tjerë. Operacioni edhe në Shqipëri është bërë ditën e martë, por është mbajtur diskret dhe ka vazhduar. Arrestimet në Shqipëri kanë përfunduar dje në mëngjes. Prokrurori i Firences është ai që ka nisur hetimet në vitin 2015. Për herë të parë në Shqipëri kemi një arrestim të peshave të rënda, ose të peshqve të mëdhenj. Është Eldi Dizdari. Policia e Emirateve të Bashkuara e quajti sukses me konferencën shtypi. Mund të donte që këtë operacion ta bënte SPAK".

"Përgjithësisht është një kartel. Po ta shikosh nga mënyra se si është i strukturuar, ka përmasat e një karteli. Gjëja që bie në sy është që italianët dhanë informacion më parë se ne. Ata kanë pasur kohë të bënin edhe kërkime. Por përfshirja e një emri si Eldi Dizdari, që nuk ka qenë i ekspozuar në Shqipëri, sepse ishte në krye të listës së trafikut. Agjencitë tona të ligjit e kishin si një person ta paprekshëm. Sot bizneset e kanë më kollaj të kërkojnë para hua nga grupet e trafikuar se sa të shkojnë në bankë. Ai është i përfshirë në këtë histori”, tha Artan Hoxha.

Artan Hoxha deklaroi se vrasja në ish-Bllok e ndodhur dy vite më parë ka ndodhur pikërisht për shkak të konfliktit që ka nisur fillimisht mes Ervin Matës dhe Eldi Dizdarit për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Ai u shpreh se bossët e drogës në Shqipëri kanë ndërtuar një parajsë fiskale në Dubai duke ikur nga drejtësia por edhe rivalët e tyre që mund të tentojnë t’i ekzekutojnë.

Gazetari tregoi edhe historinë e Eldi Dizdarit është rritur pa babanë, që sipas tij e kanë ekzekutuar në Tropojë në vitin 1998.

“Prokurorisë së Firences i janë dashur 5 vjet të lidhë fijet. Arrestimi i Eldi Dizdari përmendej vetëm nën zë. Ngjarja në ish-Bllok zanafillën e ka nga një konflikt mes tij edhe Ervin Matës. Eldi Dizdari nuk u pa më në Shqipëri dhe u spostua në Dubai. Sot disa nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës kanë gjetur një parajsë fiskale në Dubai".

"Sot disa bosë të krimit dhe trafikut janë të instaluar aty, ka nga Lushnja, nga Tirana, nga Tropoja, Shkodra. Janë të vendosur në Dubai. Nuk është se ka pasur ngarkesë kriminale. Ka pasur vetëm një rast dyshimi, implikimi. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Tropojë në janar të këtij viti. Ai ka një histori. Ai është rritur jetim. Babai i tij është vrarë në janar të vitit 1998, një ditë pas vrasjes së Shkëlqim Haklajt dhe Demirit. Në pritën e datës 6 janar në aksin që lidh Sopotin dhe Qafën e Lushës. Është vrarë Avdyl Matoshi, Gjin Kolbuçaj dhe Naim Dizdari. Eldi Dizdari e ka dajë Avdyl Matoshin. Më vonë ai është larguar. Në vitin 2015 kam ndeshur teksa flisja për kokainën nga Ekuadori këtë grup personash. Eldi Dizdari nuk ishte një personazh që mund t’i afroheshe kollaj. Ishte një personazh që rrinte në hije dhe e ekspozoi lidhja me ish-missin, Suada Sherifi”, tha Artan Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco