Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin

Super-operacioni/ Kush është Dritan Rexhepi: Si i pastronte milionat me metodën kineze

Super-operacioni/ Kush është Dritan Rexhepi: Si i pastronte milionat me metodën kineze

12:15, 17/09/2020
A+ Aa A-

Europol njoftoi se ka goditur një grup të fuqishëm kriminal shqiptar. Operacioni i madh ndërkombëtar u quajt LOS BLANCOS.

Sipas tyre, grupi i njohur me emrin ‘Kompania Bello’ ishte ndër më aktivët për trafikun e kokainës në Europë. 20 persona janë arrestuar në 10 vende. Sipas njoftimit, janë kapur 4 ton kokainë dhe mbi 5.5 milionë euro në cash.

Të arrestuarit në Shqipëri janë Gentjan Manaj, i arrestuar në Tiranë; Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro, të arrestuar në Vlorë; Rexhino Ibrahimi, i arrestuar në Durrës dhe Vladimir Lesaj, i arrestuar në Lezhë.

Kush është Rexhepi

Europol ka njoftuar se një 40-vjeçar shqiptar drejtonte organizatën kriminale nga Ekuadori. Ndërkohë mediat shqiptare thonë se bëhet fjalë për 40-vjeçarin Dritan Rexhepi.

Ai konsiderohej si një nga shqiptarët me të kërkuar në botë, Dritan (Gramoz) Rexhepi, i arratisur nga burgjet e tri shteteve, derisa u kap nga Interpoli në Amerikën e Jugut. I shumëkërkuari u arrestua në Katalunja të Ekuadorit, ku sot po vuan dënimin për një sërë veprash penale.

Emri i tij ndodhej në listën e 10 personave më të kërkuar nga Interpoli, i cilësuar si “mjeshtri” i arratisjeve, nuk kërkohej vetëm nga Shqipëria, por edhe në shumë shtete të tjera.

40-vjeçari është cilësuar si vrasësi i parë me pagesë në Shqipëri. Ai akuzohet në atdheun e tij për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë në vitin 1998. Ndonëse policia shqiptare e arrestoi studentin e Juridikut, ai arriti që të arratisej në të njëjtën ditë, nga Komisariati i Durrësit.

Rexhepi ka mundur që të arratiset edhe nga burgu i sigurisë së lartë i Pavias, të Italisë, së bashku me dy shqiptarë të tjerë. Në korrik të 2011-s, ai u arrestua për grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelona, por arriti që të arratisej në mënyrë spektakolare. Dyshohet se Rexhepi mund të ketë lidhje edhe me porosinë e rrëmbimit dhe ekzekutimit të Arjan Prengës.

Si i pastronte paratë

Në njoftimin e Europol është sqaruar edhe metoda e punës e grupit kriminal, madje edhe si pastroheshin paratë e fituara.

“Për vite me radhë, importuesit ndërkombëtare të kokainës punuan velma me shitësit me shumicë dhe bandat që shpërndanin drogën në rrugë. Në këtë rast, rrjeti shqipfolës nën hetim e hodhi poshtë modelin dhe e kontrollonte të gjithë zinxhirin- që nga rregullimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut e deri te shpërndarja në të gjithë Europën”.

“Duke përdorur mjete të sofistikuara të koduara të komunikimit, kreu i organizatës- një shtetas shqiptar 40-vjeçar i vendosur në Ekuador- negocionte drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, duke organizuar dërgesat e mëdha të kokainës në portet kryesore të Europës, dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Itali, Holandë dhe Shqipëri, organizonte shpërndarjen në të të gjithë Eiropën. Kokaina kontrabandohej përmes kufijve europianë e fshehur në automjete të pajisura me ndarje të fshehta të sofistikuara”, thuhet në deklaratë.

“Kriminelët i pastronin të ardhurat e tyre duke përdorur një sistem nëntokësor të remitancave me origjinë kineze, i njohur si sistemi fei ch’ien. I ngjashëm me sistemin e transferimit havala, njerëzit që përdorin fei ch’ien depozitojnë një shumë në një ‘agjenci’ të rrjetit në një vend. Një operator tërheq shumën ekuivalente diku tjetër në botë dhe ia kalon marrësit të synuar. Duke mos lënë asnjë gjurmë të provave për hetuesit e ligjit, rrjeti mendohet se ka pastruar miliona euro përmes këtij sistemi”, thuhet në deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco