Të dielën pritet një shpërthim në Durrës, banorët të lënë hapur dyert e dritaret

Të dielën pritet një shpërthim në Durrës, banorët të lënë hapur dyert e dritaret

09:04, 17/09/2020
A+ Aa A-

IKMT dhe forcat xheniere të ushtrisë njoftuan sot se kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të mureve të brendshme të pallatit në lagjen 17, rruga “Dalip Peza”, pallati i Kastratit në Durrës.

Për arsye sigurie, bashkia e Durrësit dhe këto institucione u kanë bërë thirrje të gjithë banorëve dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati, në një rreze 200 m nga vendi i shpërthimit, ditën e diel më datë 20 shtator 2020, nga ora 11.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe të subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.

Shembjet po ndodhin për të filluar ndërtimin e godinave të reja për banorët e goditur nga tërmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Filip18/09/2020 16:20

Po mire more te poshter pse me tritol keni vendos te shembni ju.cfare kusuri kane qytetaret e tjere qe te demtohen.ore po ju nuk keni lidhje me Europen fare po as ne afrike nuk keni perngjasje.o faqezij hiqni dore tritolit po shtrojuni punes sic duhet.

Shto koment

Denonco