Elbasan/ Vritet me armë zjarri një 50-vjeçar para një lokali

Elbasan/ Vritet me armë zjarri një 50-vjeçar para një lokali

07:12, 17/09/2020
A+ Aa A-

Një tjetër ngjarje trondit Shqipërinë teksa në orët e para të mëngjesit është ekzekutuar një 50- vjeçar në Bradashesh.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan/ Informacion paraprak Rreth orës 05:45 , në fshatin Bradashesh, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një lokali shtetasi B.Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes , identifikimin e kapjen e autorit/ëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë . Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco