Gjendet i varur në shtyllën elektrike, burri zbritet në tokë pa shenja jeta

Gjendet i varur në shtyllën elektrike, burri zbritet në tokë pa shenja jeta

23:08, 16/09/2020
A+ Aa A-

Një person është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në një shtyllë elektrike në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Lajmin është njoftuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi është shprehur se Policia e Kosovës është njoftuar për rastin në orën 19:30, ku mënjëherë më pas janë njoftuar ekipet emergjente mjekësore dhe zjarrfikësit.

Raporti paraprak i policisë: Sot, më 16.09.2020, në ora 19:30, policia është njoftuar se në fshatin Bërnicë -Prishtinë, një person ka mbetur në një shtyllë elektrike. Janë njoftuar edhe ekipet emergjente mjekësore, KEDS-i dhe zjarrfikësit. Policia së bashku me ekipet tjera ende janë në vend-ngjarje.

Më tej në raportin e policisë thuhet se “personi që kishte mbetur në shtyllë elektrike, në fshatin Bërnicë është zbritur në tokë. Sipas ekipit mjekësor, është pa shenja jete”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco