Gazetarja: Tritoli në makinën e Prend Gjinit ishte vendosur një javë më parë

Gazetarja: Tritoli në makinën e Prend Gjinit ishte vendosur një javë më parë

21:21, 16/09/2020
A+ Aa A-

Gazetarja Klodiana Lala zbardhi detaje të reja nga atentati me shpërthim tritoli ndaj 51-vjeçarit Preng Gjini, i ndodhur mbrëmjen e kaluar në një zonë mjaft të populluar të Tiranës.

E ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, gazetarja Lala tha se bomba ishte vendosur në mjet një javë më parë dhe ekzekutorët prisnin momentin që Preng Gjini të ishte vetëm në mjet për të bërë shpërthimin.

Sipas saj, autorët e atentatit kanë qenë në zonë, ku kanë monitoruar dhe vëzhguar në çdo hap Gjinin, derisa kanë kryer shpërthimin tronditës.

“Ka rezultuar që automjeti është në pronësi të djalit të hallës së Preng Gjinit, Fatjon Dautajt, që rezulton i punësuar në një shtypshkronjë, si menaxher. Preng Gjini e kishte larguar familjen në SHBA dhe ruhej jashtëmase. herë pas herë ruante këtë makinë. Burimet policore, në dëshminë që kanë marrë nga Fatjon Dautaj, rezulton se ai ka marrë libra, i ka shpërndarë dhe në kthim është kthyer tek universiteti privat.

Aty ka mbërritur Gjini, i cili ka marrë mjetin për të udhëtuar në drejtim të një banese, që nuk dihet ende. Në momentin që ka dalë, në stacionin e parë është bërë shpërthimi i komanduar. Nga të dhënat paraprake, rezulton se bomba është mbajtur një javë në automjet. Ka qenë e fshehur aty dhe është pritur që Gjini të jetë i vetëm në makinë, dhe kanë dashur me çdo kusht ta eliminonin.

Në mëngjes isha në vendngjarje dhe kam biseduar më rojet e përfaqësisë diplomatike turke, por nuk më dhanë detaje. Mendohet se kamerat e sigurisë të këtij institucioni mund të shërbejnë për pamje. Sigurisht që ekzekutorët kanë qenë në zonë, pasi kanë monitoruar dhe vëzhguar në çdo hap Gjinin”, tha gazetarja Lala.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco