VIDEO/ U arrestua se dhunoi vjehrrin, nusja rrëfehet për SYRI TV

VIDEO/ U arrestua se dhunoi vjehrrin, nusja rrëfehet për SYRI TV

20:32, 16/09/2020
A+ Aa A-

Valentina Pemaj, historia e së cilës ka bërë xhiron në rrjet, pasi akuzohet se ka dhunuar vjehrrin, ka zbuluar për Syri TV se si ka nisur sherri. Nëna e katër fëmijëve hedh poshtë të gjitha akuzat dhe thotë është viktimë e dhunës.

Valentina Pemaj nga Bushati i Shkodrës, e cila është martuar në Zadrimë të Lezhës, i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për dhunë, duke pohuar se ajo ka qenë viktimë e dhunës së vjehrrit. Në një intërvistë për Syri Tv, nëna e katër fëmijëve tregon të gjithë ngjarjen dhe qëndrimin e saj për disa ditë në polici me pa të drejtë.

Sipas Valentinës, vjehrri ushtronte dhunë sistematike në familje, dhe më pas akuzonte të tjerët si shkaktarë.

“Më fyeu dhe më ofendoi në sy të fëmijëve, vjehrrës dhe punëtorëve. Erdhi dhe më fyti thonjtë në fyt. Unë jam vetëmbrojtë. Kam marrë në telefon policinë me më heqë vjehrrin që po kërcënononte.

Në momentin që kam shkuar në komisariat, aty është bërë arrestimi i paligjshëm i imi.

Në polici më më thanë që t’i kërkoj falje vjehrrit. Thashë që kurrë nuk i kërkoj kurrë falje. Se ka ardhë ai dhe më ka sha duke punu në shtëpinë teme dhe në punën teme.

Kërkoj drejtësi dhe që në polici të vihen njerëz që dinë me punu,” tha ajo.

Valentina shprehet e vendosur se do t’i shkojë deri në fund çështjes dhe nuk do të tërhiqet nga denoncimi ndaj vjehrrit të saj, duke deklaruar se të dhunuarat, që kanë tërhequr denoncimet, janë kthyer në viktimë.

Valentina Pemaj, nëna e 4 fëmijëve, bën me dije se gjykata ka vendosur për të detyrim paraqitje, ndërsa kërkon nga organet e drejtësisë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco