Atentati në Tiranë/ Hoxha: Ja pse janë minimizuar dëmet nga shpërthimi

Atentati në Tiranë/ Hoxha: Ja pse janë minimizuar dëmet nga shpërthimi

19:54, 16/09/2020
A+ Aa A-

Gazetari investigativ Artan Hoxha, foli në studion e ABC News për atentatin që tronditi mbrëmjen e së martës kryeqytetin. Ai shtoi se mina ishte e vendosur në krahun e pasagjerit dhe është vendosur për arsye sepse ka rezultuar se ai qëndronte në sediljen e pasagjerit dhe jo të shoferit.

“Nga të dhënat që kemi rezulton se eksplozivi është vendosur në krahun e pasagjerit, ndërkohë objektivi ka qenë në timon". 

"Fakti që shpërthimi është bërë sa ka hyrë në urë, ka minimizuar dëmet, Nëse do të ndodhte qoftë edhe 15 metra në brendësi, dëmi do të ishte edhe më i madh, qoftë edhe për njerëzit e pafajshëm".

"Duke e ditur që nuk mund t’i afroheshin me kollaj Preng Gjinit, kanë gjetur pikën e dobët, pikërisht momentin kur lëvizte me makinën e djalit të hallës, Fatjon Dautit. Ai ka parkuar makinën e tij dhe ka marrë makinën e djalit të hallës. Ata kanë ruajtur momentin, kanë zbuluar që në qytet lëvizte me makinën e djalit të hallës".

"Nga informacionet që kam, janë gjetur kamerat ku është vendosur eksplozivi. Makina në të cilën ka ndodhur shpërthimi, dje ka qenë në Lushnje dhe nuk mund të lëvizë makina me minë poshtë në Shqipëri. Prandaj mina është vendosur dje".

"Përse u vendos në krahun e pasagjerit? Sepse në qytet ka rezultuar se ai qëndronte në sediljen e pasagjerit dhe jo të shoferit. Kjo ka bërë që eksploziv të vendosej në krahun e pasagjerit. Ndërkohë ai dje ka dalë vetë në timon. Shpërthimi ka shkatërruar motorin e makinës dhe nuk i ka marrë jetën".

"A mund ta anulonin atentatin, kur panë që ishte ulur në krahun e shoferit? Kanë menduar që nuk do të kishin rast të dytë për ta goditur”, tha Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco