Vrasja në Bathore/ Policia merr në mbrojtje familjen e autorit, Jetmira ishte ndarë...

Vrasja në Bathore/ Policia merr në mbrojtje familjen e autorit, Jetmira ishte ndarë...

09:55, 16/09/2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Jetmira Hasanit, nga ish- kunati i saj, Agron Tanushi! Ish- kunati, sepse mësohet se Jetmira ishte ndarë prej disa kohësh nga bashkëshorti i saj (vëllai i Agron Tanushit), por vijonte të qëndronte në shtëpinë e tyre, në katin e dytë.

Jetmira ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje për shkak të konflikteve të vazhdueshme që ka pasur me Tanushin për pronën, e cila përfundoi në mënyrë tragjike, me një viktimë.

Ndërkohë policia ka marrë në mbrojtje familjarët e autorit  pasi i druhen ndonjë hakmarrje të mundshme.

Që prej mbrëmjes së djeshme perimetri i sigurisë nuk është hequr, ndërsa janë vendosur katër punonjës policie që nuk lejojnë kalimin për në rrugën që të çon te banesa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco