Vrasja në Rrogozhinë/ Kapllani dyshohet si i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale në Elbasan e Peqin

Vrasja në Rrogozhinë/ Kapllani dyshohet si i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale në Elbasan e Peqin

09:32, 16/09/2020

Marrin kthesë të fuqishme hetimet për vrasjen e  Klevis (Bledar) Kapllanit ditën e djeshme në Rrogozhinë.

“Balkanweb” raporton se përveç të shkuarës me precedentë në Itali, policia dyshon se Kapllani ka qenë i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale të ndodhura muajt e fundit në Elbasan dhe Peqin.

Një detaj i rëndësishëm për policinë është edhe fakti që disa dite para vrasjes, në 12 shtator viktima ka pasur kontakt me disa persona ende të paidentifikuar nga policia dhe u ka dhënë në përdorim makinën e tij tip “Audi A6” deri në datën 14 shtator.

Por makina nuk është kthyer dhe mëngjesin e datës 15, Kapllani u gjet i vrarë.

Nën cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistolete “GLOCK” dhe 17 fishekë, ku një fishek ishte në fole, 14 gëzhoja metalike me kapsolle te goditur, mjeti tip “Fiat” me targë AB 483 AK dhe dy telefona celular tip “Iphone” dhe “Samsung”, të cilat janë çuar në laborator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco