Ndërroi makinën para atentatit/ Preng Gjini, akoma në reanimacion

Ndërroi makinën para atentatit/ Preng Gjini, akoma në reanimacion

08:59, 16/09/2020

Burime nga Spitali i Traumes thonë se i plagosuri Preng Gjini ndodhet ende në reanimacion.

Do të jenë orët në vazhdim vendimtare, ndërsa gjatë ditës së djeshme i është nënshtruar një operacioni në bark.

Gjini ka marrë plagë të shumta nga shpërthimi në pjesën abdominale. Ndërkohë dy të dëmtuarit e tjerë, italiani Silvano Barbadoni dhe një djalë i mitur kanë lënë spitalin që mbrëmjen e djeshme.

Me qëllim gjetjen e itinerarit që ka bërë objektivi atentatit, policia ka bërë sekuestrimin e dhjetëra filmimeve nga kamerat e sigurisë.

Nga këqyrja e pamjeve filmike, rezulton se Preng Gjini ka qenë me një automjet tjetër të llojit “Fuoristradë”, të cilin e ka lënë pranë Pallatit me Shigjeta dhe më pas ka marrë automjetin tip Mercedes-Benz A Class, të cilit i ishte vendosur një sasi e konsiderueshme tritoli.

Burime thonë se lënda plasëse është vendosur në gomën e parë të mjetit nga ana e pasagjerit. Ndërkohë që makina që shpërtheu, rezulton e një të afërmi të Gjinit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco