FOTO/ Zbulohet durrsaku që vrau qenin duke e lidhur pas makine

FOTO/ Zbulohet durrsaku që vrau qenin duke e lidhur pas makine

13:01, 15/09/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e shëmtuar u shënua ditën e sotme në Sukth të Durrësit. Një person ka vrarë një qen duke e tërhequr zvarrë me makinë.

Pas denoncimit në rrjetet sociale, policia thotë se ka zbuluar autorin e vrasjes së qenit.

Image

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku paraqitej një kafshë shtëpiake (qen), duke u tërhequr pas një makine, në Sukth, Durrës, ju sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip ‘Renault’, shtetasin F. P., 50 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi F. P., për veprën penale ‘Keqtrajtimi i kafshëve’  parashikuar nga neni 207/c paragrafi 2 si dhe nga shërbimet e Policisë të Qarkullimit Rrugor është vendosur masë administrative në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, sipas neneve 158, 182 dhe 139/14/5/8.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

PD Elbasan16/09/2020 14:02

Burg per MONSTREN, videon nuk e pashe as, dje dhe as sot, dhas nuk dua ta shoh. Si mund te sillen keshtu me gjitarin e vetem ne kete Glob qe sakrifikon vehten per te zotin e tij!!! Ne e kemi prej 4-vjetesh ne shtepi (apartament) dhe qe tani na ka hyre HALLI si do ja bejme kur ai nje dite (pas 14-15vjetesh) nuk do jete me pjese e familjes tone....Nuk ka gje me te bukur kur ai te gezohet dhe kerkon te beje shoqeri dhe atehere kur ti ndjehesh i lodhur apo i merzitur....ALLAHU te denofte o MONSTER ANALFABETE!

Litari15/09/2020 13:24

Burg per shkerdhatat.merren me qeniet me te dobta dhe te pafajshme

Shto koment

Denonco