Vdiq sot nga COVID-19, historia e të burgosurit nga Ballshi që ndante qelinë me të birin

Vdiq sot nga COVID-19, historia e të burgosurit nga Ballshi që ndante qelinë me të birin

13:22, 09/09/2020
A+ Aa A-

I burgosuri që humbi jetën nga COVID-19 në Sanatorium sot është 74-vjeçari Çaush Banaj, nga Ballshi. Ai qendronte në qeli në burgun e Drenovës bashkë me të birin Enkelejdin, që po ashtu është infektuar nga koronavirusi.

Por, cila është është historia e të ndjerit?

Çaush Banaj ishte banor i qytetit të Ballshit në rrethin e Mallakastrës në vitin 1997. Në afërsi të tregut të qytetit, kishte në pronësi një ndërtesë dykatëshe, kati i parë i së cilës shërbente si bar-restorant, ndërsa kati i dytë si shtëpi.

Në datën 27 maj 1997, rreth orës 20.00, në lokalin e tij kanë shkuar për të ngrënë darkë shtetasit Gentjan Nuhaj, Luftar Shehaj dhe Afrim Nuhaj, që të tre banorë të fshatit Usojë të Mallakastrës. Pasi kanë përfunduar darkën në verandën e lokalit, ata kanë debatuar me Çaushin, pasi kishin pretendime në lidhje me pagesën.

Menjëherë pas debatit të krijuar,  Çaushi futet brënda në lokal dhe pasi bisedon me djalin e tij, Enkelejdin, vendosin të reagojnë me armë ndaj tre klientëve të tyre.

Çaushi mori një pistoletë dhe nga prapa një kolone të lokalit qëllon mbi viktimat, ndërsa i biri Enkelejd qëllon nga ballkoni i katit të dytë mbi ta me një automatik. Nga të shtënat e të duve, vriten të tre klientët.

Pas ardhjes së forcave të policisë, tre viktimat janë çuar në spital ku janë njohur nga familjarët e tyre.

Ndërkohë, babaë e bir që kryen vrasjen, morën pjestarët e tjerë të familjes dhe u larguan për t'u fshehur.

Më pas, të afërmit e tre viktimave ua shkatërruan ndërtesën që ata kishin pronë, restorantin ku kryen vrasjen dhe shtëpinës sipër.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco