Kosova sot: 117 raste të reja me koronavirus, 5 të vdekur

Kosova sot: 117 raste të reja me koronavirus, 5 të vdekur

14:58, 05/09/2020
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 464 persona dhe prej tyre rezultuan 117 raste pozitive.

Brenda 24 orëve ndodhën 5 vdekje me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë tashmë ka arritur në  14 027 raste nga 53.554 persona të dyshuar për virusin si dhe 556 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.431 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.040.

Rastet e reja pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Pejë 9 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste
dhe me nga një rast komunat Deçan, Ferizaj, Han i Elezit, Lipjan, Obiliq, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco