Publikohet emri i gruas së arrestuar për terrorizëm, Policia: E shpallur në kërkim ndërkombëtar

Publikohet emri i gruas së arrestuar për terrorizëm, Policia: E shpallur në kërkim ndërkombëtar

08:51, 05/09/2020
A+ Aa A-

Lubjana Gjeçaj quhet gruaja që është arrestuar nga Policia e Tiranës si person I shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë me qëllime terroriste, e dënuar me 3 vjet burg nga gjykata e Milanos në Itali. Në njoftimin e Policisë thuhet:

"Falë bashkëpunimit të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe Interpol Tiranës me homologët në Itali, kapet në Tiranë dhe vihet në pranga një 43 vjeçare e dënuar për pjesëmarrje në organizatë me qëllime terroriste

Në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Itali, është marrë informacion në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasje të kërkuar, e dënuar për veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6 në DVP Tiranë, u lokalizua vendndodhja dhe u vu në pranga shtetasja:

Lubjana Gjeçaj, 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 4 shtator 2020.

Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano, Itali, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco