Shpërblim 3000 euro për hajdutin, që do t'i kthejë sendet e Dëshmorit të UÇK-së! Dëshmori Agim Binak Qelaj

Shpërblim 3000 euro për hajdutin, që do t'i kthejë sendet e Dëshmorit të UÇK-së!

14:27, 02/09/2020
A+ Aa A-

Është thyer dhe vjedhur shtëpia e familjes së dëshmorit të UÇK-së, Agim Qelaj në rrugën Gani Kelmendi në Kosovë. Familja e tij ka kërkuar që të kthehen sendet dhe do t’i shpërblej hajdutët me 3000 euro! Sipas saj, ato nuk kanë ndonjë vlerë në para por kanë vlerë emocionale pasi janë kujtimet e vetme që kanë për dëshmorin.

Kjo është kërkesa e tyre, shkruar në profilin e Endrit Berishës në Fb:

Endrit Berisha: Të nderuar shokë, miq dhe ju të tjerë!

Eshtë thyer shtëpia e komshisë dhe mikut tonë Besim Binak Qelaj në rrugën "Gani Kelmendi", afër Ringovit.

Një pjesë e juaja e di se familja ime është përkujdesur për atë shtëpi. Kjo është edhe një arsye më shumë për mua që ato gjëra të kthehen te pronari!

Janë marrë sende të Heroit tonë Kombëtar Agim Binak Qelaj.

Besojmë se nuk janë marrë me qëllime të këqija, për këtë arsye pason shpërblimi nëse kthehen. Thjesht, nëse vetëm hidhen në oborr të Besimit ose timin (Endrit Berisha)!

Shpërblimi është 3000 €.

Gjësendet e marra nuk e kanë kurrë atë vlerë, por janë me vlerë emocionale për familjen sepse janë gjërat (shenjat) e vetme që familja i ka prej Agimit!

Ju apeloj edhe njëherë në ndërgjegjen tuaj, kush e di ku janë ose kush i ka të na ndihmojë t'i gjejmë!

Komplet lagjja jemi të prekur nga ky akt!!!

Ju faleminderit për mirëkuptim dhe shpresoj në bashkëpunim!

Me respekte, Endrit Agim Berisha

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco