Kapet furgoni i mallrave me 27 refugjatë

Kapet furgoni i mallrave me 27 refugjatë

15:31, 31/08/2020
A+ Aa A-

Një furgon mallrash është ndaluar nga policia e Pogradecit i cili po transpotonte 27 refugjatë nga vendet e lindjes së mesme në drejtim të kryeqyterit.

Sipas burimeve ky furgon me drejtues një shtetas identiteti i se cilit nuk behet i ditur ka udhetuar nga Bilishti në drejtim të Pogradecit e më pas me destinacion kryeqytetin, nga i cili refugjatët zgjedhin të kalojnë në një nga vendet e Europës

Të njëjtat burime shtojnë se në pranga të policisë ka rënë drejtuesi i mjetit tip furgon ndërsa kryhen veprime të mëtejshme proceduriale, për të identifikuar edhe persona të tjerë të dyshuar si te perfshire ne transportin e paligjshem kundrejt fitimit. Pjesa me e madhe e shtetasve te kapur jane kurde, algjerian e maroken dhe vetem pak prej tyre siriane. Burimet thanë se kishte prej tyre që janë kapur shumë herë nga policia shqiptare dhe pasi janë rikthyer përseri me shpresën për të kaluar në vendet e BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco