'Klithmat e vogëlushit për ndihmë rrënqethën të madh e të vogël': Tre persona rrahin barbarisht 40-vjeçarin në Durrës

'Klithmat e vogëlushit për ndihmë rrënqethën të madh e të vogël': Tre persona rrahin barbarisht 40-vjeçarin në Durrës

09:11, 31/08/2020
A+ Aa A-

Gazetarja e njohur në Durrës, Klodjana Haxhiaj ka denoncuar një ngjarje të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në bulevardin Dyrrah. Haxhiaj shkruan në Facebook se tre persona kanë dhunuar barbarisht një 40-vjeçar, i cili ishte duke ecur me të birin e mitur në bulevardin kryesor të qytetit.

“Klithmat e vogëlushit që kërkonte ndihmë kanë rrëqethur të madh e të vogël.”, shkruan ajo teksa më tej informon se njëri na autorët është nip i një biznesmeni, ndërsa shigjeton policinë e qytetit bregdetar se prej kohësh nuk është më në rrugë për të siguruar rendin dhe qetësinë publike.

POSTIMI I PLOTË

“Tre persona kane rrahur ne menyre barabare nje 40 vjecar ne mes te bulevardit Dyrrah mbremjen e sotme. 40 vjecari ishte duke ecur me te birin 5 a 6 vjec. Klithmat e vogelushit qe kerkonte ndihme kane rrenqethur te madh e te vogel. E rrahen aq keq, sa kur u ngrit la pas, nje pellg gjaku ndersa cubat e bulevardit, j’u hipen makinave e iken, pa ju hyre gjemb ne kembe.” Kete ngjarje po me thone sapo dola per nje shetitje me vajzen. “ Nuk ishte i pire, por nuk ecte dot, e mabnte djali i vogel prej dore, edhe shapkat sdihet ku i perfunduan, mbeti zbathur. I lare ne gjak. “ me thone deshmimtaret okulare.

Te tre cubat jane te identifikueshem, policia as u duk fare aty. Njeri me thane eshte nipi i nje biznesmeni. Policia Durres nese ka kellqe te mos pyese asnje deshmimtar, por te marre kamerat e sigurive te bizneseve qe e kane filmuar e ti therrase njehere ne komisariat, e nese nuk ben minimalisht kete, policia ka frike! E nese policia ka frike, çfare i mbetet qytetarit?!

Ne bulevard kane qene shume njerez kete mbremje... dhunen çnjerezore dhe klithmat e djalit te vogel i kane pare shume sy e i kane degjuar shume veshe!

Policia ka kohe qe nuk duket ne rruge, qe kur bulevardi eshte bere arene e shpejteise sketerre te shofereve, si puna e ketyre qe sot masakruan nje baba. Çfaredo te kish bere , ne prani te nje femije te mitur nuk ka justifikim perdorimi i dhunes barabare. Nuk isha prezente por di qe nuk do kisha bere sehir, siç bene sot shume te tjere" përfundon gazetarja e Durreslajm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco