Pamjet, kthimi i pushuesve në Kosovë në autokolona të gjata dhe bllokime trafiku

Pamjet, kthimi i pushuesve në Kosovë në autokolona të gjata dhe bllokime trafiku

08:03, 31/08/2020
A+ Aa A-

Kthimi i pushuesve nga Kosova nga zonat bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës, ka shkaktuar fluks të madh në rrugët kombëtare. Policia e Shtetit tha se në disa akse apo segmente fluksi ishte autokolonë dhe lëvizja e ngadaltë edhe për shkak të tre rasteve të përplasjeve të automjeteve që parakalonin gabim.

Shërbimet e Policisë Rrugore monitoruan qarkullimin për të mos lejuar parakalime të gabuara, kontrolle me radar, drager e dron. Megjithatë, u ndëshkuan 23 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit.

U gjobitën në të gjitha akset rrugore nacionale, 207 shoferë përr parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë duke u bërë shkak për aksident rrugor.

Nga patrullat e Policisë Rrugore në të gjitha akset rrugore u vune 189 masa për përdorim të celularit, 68 masa për mos përdorim të rripit të sigurimit dhe 38 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.

Policia Rrugore apeloi sërish për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, sinjalistikën orientuese dhe kufizuese, të mos kryejnë parakalime të gabuara duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, të zgjedhin dhe përdorin rrugë alternative në rast fluksi dhe të telefonojnë në 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, për ata drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit, duke u kthyer në rrezik për aksidente rrugore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco