Zbulohet dhe arrestohet në Tiranë, 26-vjeçari 'austriak' i kërkuar nga Interpoli

Zbulohet dhe arrestohet në Tiranë, 26-vjeçari 'austriak' i kërkuar nga Interpoli

09:33, 27/08/2020
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka arrestuar në lagjen "Ali Demi" në Tiranë, një shqiptar me nënshtetësi austriake, që kërkohej nga Interpoli për trafikim droge. I arrestuari që i fshihej drejtësisë kishte iniciale Gersi Halili 26 vjeç, lindur në Peshkopi, banues me qera në Tiranë.

Policia njoftoi se kreu operacionin e koduar "Koordinimi" bashkë me Njësinë e Posaçme të Kërkimit "Fast" dhe Interpol Tiranën.

Njësia e Posaçme e Kërkimit "Fast" me komisariatin nr.1 Tiranë organizoi operacionin falë të cilit u bë arrestimi  i shtetasit Gersi Halili, 26 vjeç, lindur në Peshkopi, banues në Tiranë (me qera) me shtetësi austriake. Ai kërkohej nga autoritet e drejtësisë austriake për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope". 

Maksimumi i dënimit për këtë vepër deri në 15 vite heqje lirie.

jësia e Posaçme e Kërkimit "Fast", në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bëri lokalizimin e vendndodhjes së këtij shtetasi dhe falë veprimeve profesonale të kryera gjatë operacionit vuri në pranga në lagjen "Ali Demi", tek tregu elektrik. Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Austrisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco