U konfirmua me koronavirus, gazetari ka një mesazh

U konfirmua me koronavirus, gazetari ka një mesazh

13:59, 24/08/2020
A+ Aa A-

Gazetari Gjergj Figuri në Lezhë, më në fund, pas katër ditësh pritjeje të përgjigjes së testimit për koronavirus, ka marrë përgjigjen nga ISHP-ja se ishte infektuar.  Pasi rasti i tij u bë publik, Figuri u ka dërguar një mesazh miqve dhe ndjekësve të tij, në të cilin shprehet:

“Kam 1 javë në shtëpi pasi kam pasur probleme të vogla shëndetësore, por prej ditës së djeshme jam konfirmuar pozitiv me COVID-19. Dua të falenderoj ata që janë shqetësuar për mua duke më telefonuar dhe shkruar dhe dua t’i siguroj të gjithë që falë Zotit jam shumë mirë dhe se do të më duhet të qëndroj në shtëpi.

Shumë duan të dinë si ishte! Njerëz të ndryshëm, sëmundje ndryshe, por në rastin tim dua të them që ishte e lehtë dhe pa probleme. Mirupafshim pas testit të dytë,” përfundon me optimizëm Figuri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco