Kryeplaku bën hatanë, i vë zjarrin dy fshatrave, 30 ha kullotave dhe 500 ullinjve

Kryeplaku bën hatanë, i vë zjarrin dy fshatrave, 30 ha kullotave dhe 500 ullinjve

09:00, 21/08/2020
A+ Aa A-

Kryeplaku i fshatit Skrevan në Urën Vajgurore i ka vënë zjarrin fshatit të tij dhe një fshati përtej, me dëme kolosale në pronat e fermerëve: rreth 500 rrënjë ullinj dhe 30 ha kullotave.

Policia e Beratit, pas njoftimit të marrë se në fshatin Skrevan një person kishte vënë zjarr dhe zjarri kishte dalë nga kontrolli, duke avancuar dhe duke përfshirë sipërfaqe të madhe kullotash si dhe qindra rrënjë ullinj, njoftoi se ka identifikuar dhe vënë në pranga autorin e zjarrvënies shtetasin L. I, kryeplakun e fshatin Skrevan në Urën Vajgurore.

Ai kishte ndezur zjarr në tokën e tij në fshatin Skrevan, por si pasojë e erës së fortë zjarri ka avancuar më tej deri në fshatin Slanic, Ura Vajgurore dhe për pasojë ka djegur rreth 500 rrënjë ullinj dhe rreth 30 ha sipërfaqe kullosore e me pemëtari të ndryshme pyjore dhe frutore.

Dosja e tij i kaloi Prokurorisë pranë Gjykates së shkallë së parë Berat për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” .

Drejtoria Vendore e Policisë Berat bëri thirrje të fortë për të gjithë banorët dhe për barinjtë që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Llano 21/08/2020 09:41

Ky nuk eshte kryeplak, por kryek...

Shto koment

Denonco