Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

OFL i kërkon burimin e pasurive, 5 të burgosurve të tjerë, shumica nga Elbasani/ EMRAT

OFL i kërkon burimin e pasurive, 5 të burgosurve të tjerë, shumica nga Elbasani/ EMRAT

10:51, 18/08/2020
A+ Aa A-

Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar sot vetëdeklarimin e pasurive, pesë tëdënuarve, katër prej të cilëve janë nga Elbasani dhe njeri nga Berati. Ata janë: Elis Bahushi, Edmond Stafa, Met Bozi, Bledi Çepa, Armand Gavelli,

Elis Bahushi, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”;

Edmond Stafa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve";  

Met Bozi, banues në Elbasan,i dënuar për veprën penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese";

Bledi Çepa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";

Armand Gavelli, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco