Përplaset dhe përmbyset një furgon në aksin Fier- Vlorë, bllokohet qarkullimi Foto nga vendi i ngjarjes

Përplaset dhe përmbyset një furgon në aksin Fier- Vlorë, bllokohet qarkullimi

09:41, 17/08/2020
A+ Aa A-

Një furgon është përmbysur pranë rrethrrotullimit të Panajës paraditen e sotme në autostraden Fier- Vlorë. Përplasja ka qënë dhe shoferi është plagosur.

Ai u dërgua në spitalin rajonal të Vlorës, por nuk dihet ende gjendja e tij dhe as identeti. Makina ka targat AA 239 BR.

Rruga është bllokuar tashmë dhe trafiku është rënduar.

Furgoni është përplasur me ndarësen e autostradës dhe më pas është përmbysur në rrugë siç duket në fotografi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco