U përplas nga autoambulanca sot në Kakavijë, ja kush është 10 vjeçari që humbi jetën

U përplas nga autoambulanca sot në Kakavijë, ja kush është 10 vjeçari që humbi jetën

19:13, 15/08/2020
A+ Aa A-

Samuel Ndoj, 10 vjeç, humbi jetën tragjikisht ditën e sotme pasi u përplas nga një autoambulancë në rrugën Kakavijë-Gjirokastër, ndërsa po transportonte një të sëmurë.

Djali, i cili po priste në radhë me familjen, thuhet se i preu rrugën autoambulancës, rrethana të cilat priten të sqarohen ende nga policia.

Ndoji, ishte djali i një familjeje prej katër anëtarësh nga Kallmeti i Lezhës që punonin dhe jetonin prej vitesh në Greqi.

Mësuesja dhe gazetarja Lindita Kokaj i ka bërë një dedikim ngjethës Samuelit të vogël, ikja tragjike e të cilit, ka tronditur mbarë opinionin.

Dedikimi i mësueses:

10 vjeçari nga Kallmeti i Frang Bardhit, martir i Ditës së Shtegtarëve, në shtegtimin e tij drejt ëndrres së vrarë në Kakavijë

E trishtë Dita e Shtegtarëve për Lezhën dhe lezhjanet, pasi pikërisht në këtë ditë u “martirizua” në radhet e emigrantëve në Kakacijë, vogëlushi 10- vjeçar nga Kallemti i Lezhës.

(Duke u kërkuar ndjesë familjarëve për përdorimin e fotove nga profilet e tyre sociale).

Ky është S.Nik Ndoj, i cili vetëm pak ditë më parë mbushi 10 vjeç, që së bashku me prindërit dhe vëllain po shtegtonin në Greqi,por ëndrra e tij u pre në mes si pasojë e një aksidenti të ndodhur pilërisht në radhet kilometrike të shtegtarëve të përvuajtuar në Kakavijë. Siç u mësua nga mediat që raportuan nga vendi i ngjarjes, ndarja tragjike nga jeta e këtij ëngjëlli, erdhi nga përplasja e një autoambulanca, mjet i cili ka mision për të shpëtuar jetë dhe jo për të marrë jetë.

Zemra e tij rrahu së pushuari në këtë rrugë ku prindërit e tij dhe me mijra shqiptarë kanë shtegtuar në këto 30 vite në kërkim të ëndrres së tyre të vrarë.

Kjo tragjedi jo vetëm për familjen, por edhe për ne të gjithë është e papërballueshme në një kohë të tillë, kur jemi “të vrarë” psikologjikisht dhe nga pandemia, pasi të ndodhur në “udhëkryq”, nuk e dimë se nga vdekja po na vjen.

Data shënon 15 gusht dhe Lezha e Besëlidhjes që në vitin 2006 e ka pagëzuar me emrin “Dita e Shtegtarëve”. Një ditë simbol në respekt të emigrantëve,të gjithë atyre qytetarëve, familjarëve, të rinjve e të rejave, të cilët sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre duke lënë vatrat dhe familjet në kërkim të një ëndrre të re.

Që në vitin 2006 është vendosur në qender të qytetit , obelisku i shtegtarëve, mbi të cilin është gdhendur një mesazh kuptimplotë “Mirënjohje, respekt dhe dashuri ndaj atyre që shtegtuan me vdekjen në kërkim të ëndrrës së vrarë të një kombi”.

Vogëlushit kallmetor gjatë shtegtimit me familjen e tij, ëndrrat ju prenë në mes pikërisht në këtë 15 gusht 2020 ku me mijra emigrantë po përballen me radhët e gjata në kakavijë.

SAMUEL, u prehsh në paqe! Shën Eufemija e Kallmetit të ndriçoftë shtegtimin tënd në rrugen e Parajses!

Image

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 18/08/2020 14:52

ngushellime familjes shpirti i vogelushit u oreft ne paqe.

PD Elbasan15/08/2020 19:41

Biri i vogel! SHPIRTI YT I PAFAJSHEM U PRHTE NE PAQE!

Shto koment

Denonco