Gjykata e Pogradecit jep masën e sigurisë për të implikuarit në ngjarjen e Tushemishtit

Gjykata e Pogradecit jep masën e sigurisë për të implikuarit në ngjarjen e Tushemishtit

15:31, 15/08/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Pogradecit ka dhënë masën e sigurisë grupin e implikuar në ngjarjen e Tushemishtit. Konkretisht, nga 40 ditë burg për secilin: Ilir Meçollin, Ardian Xhutin dhe Elvir Haxhinë.

Më 12 gusht u zhvillua operacioni i parë policor "Driloni" për kapjen e personave që tensuan të vrisnin djalin e pronarit të hotelit Voloreka në Pogradec dhe terrorizuan opushuesit duke qelluar me armë drejt hotelit gjatë natës.

Operacion i zhvilluar nga Policia e Korçës dhe forcat Renea, në bashkëpunim me Komisariatin e Pogradecit, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, ka çuar në kapjen e 7 personave që qelluan me armë mbi një hotel në Tushemisht dhe terrorizuan pushuesit.

Gjatë operacionit, në pyllin e fshatit Vërdovë, Pogradec, në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar, Policia kapi organizatorin e këtyre ngjarjeve, Ilir Berberin, 52 vjeç, nga Pogradeci, person me precedent të theksuar kriminal, i cili mbante dhe armë zjarri pistoletë me vete. Gjithashtu arrestoi edhe 3 bashkëpunëtorët e tjerë të implikuar: 

Ilir Meçolli, 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhia, 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco