Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Aksidenti në Gjirokastër/ Fëmija që humbi jetën nga Lezha, po priste në radhë

Aksidenti në Gjirokastër/ Fëmija që humbi jetën nga Lezha, po priste në radhë

11:19, 15/08/2020
A+ Aa A-

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në rrugën Kakavijë-Gjirokastër.

Sipas të dhënave zyrtare, fëmija që humbi jetën është 10-vjeçari me inicialet S. N., nga Lezha, i cili së bashku me familjen e tij po priste në radhë për të kaluar kufirin, ku shqiptarët prej 3 ditësh janë të bllokuar.

Policia Gjirokastër/ Informacion paraprak.

Rreth orës 10:30, në aksin nacional Kakavije - Gjirokastër, në afërsi të kthesës së Bularatit, një autoambulancë me drejtues shtetasin A. G,  që po transportonte një shtetase të sëmurë  për në spitalin rajonal Gjirokastër, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. N., 10 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.

Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ndërsa shtetasja e sëmurë është transportuar me makinë policie drejt spitalit rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon p15/08/2020 15:26

“Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.“ Ai ka vrare nje femije more plehra, cfare do zbardhni ju? Apo ashtu sic keni zbardhur gjithe kriminelet e shqiperise me kokaine...

Beonart 15/08/2020 12:35

Atje prisnin se do vijë shteti shqiptarë tju mari para të gjithve me tangje.. ikni në tiranë të ministria e jashtme hapni protesta. E shikoni si hapet rruga aq veta sa jeni atje. Po ju e keni mendjen të shkoni e migrat dhe jo ti jepni një zgjidhje shtetit tuajë se kurrë vjen puna e votave ju paguajnë dhe biletat të vini të votoni kurr se tani rini prisni atje.

Shto koment

Denonco