Tmerr në Kakavijë: Ambulanca përplas dy fëmijë, vdes në vend 10-vjeçari

Tmerr në Kakavijë: Ambulanca përplas dy fëmijë, vdes në vend 10-vjeçari

10:32, 15/08/2020
A+ Aa A-

Një aksidenti  tragjik ka ndodhur para pak minutash në Kakavijë: dy fëmijë janë përplasur nga ambulanca dhe njeri prej tyre, 10 vjeç, ka humbur jetën në vend pranë fshatit Bularat.

Fëmijët e moshës së vogël duket se i kanë prekur rrugën ambulancës.

Fëmijët ishin në pritje prej tre ditësh me familjen për të kaluar doganën e Kakavijës.

Pritet të mësohet identiteti i viktimës. 

Në Kakavijë po ndodh një katastrofë e rëndë humanitare. Vargu i makinave në pritje i ka kaluar dhjetë kilometra.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco