FOTO/ Katastrofë humanitare, karvani i makinave në Kakavijë shkon 25 kilometra

FOTO/ Katastrofë humanitare, karvani i makinave në Kakavijë shkon 25 kilometra

09:03, 15/08/2020
A+ Aa A-

Pavarësisht nga premtimet e autoriteteve shqiptare se ato greke nuk kanë folur fare, situate në Kakavijë është rënduar edhe më shumë gjatë orëve të natës së mbrëmshme duke e gjetur varganin e makinave këtë mëngjes edhe më të gjatë.

Gjatë natës është shtuar edhe më shumë radha kilometrike e mjeteve dhe mijëra qytetareve që presin të kthehen në Greqi pasi kanë qenë me pushime ose kanë vizituar të afërmit e tyre në Shqipëri. Mësohet se pala greke ka punuar deri në orën 22.00 dhe pas kësaj ka mbyllur çdo veprim.

Kjo ka qenë arsyeja që mëngjesin e sotëm karvani i automjeteve gati është dyfishuar duke shkuar deri në 25 kilometra afër fshatit Grapsh.

Ndërkohë që situate është shndërruar me shpejtësi në një katastrofë humanitare, ende nuk duket ndonjë zgjidhje e afërt,  as nga shteti grek dhe as nga autoritet tona.

ImageImageImageImageImageImage

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ismail bej15/08/2020 09:29

Po ç'doni në Kaka-vijë mor të mjerë? Drejtojini makinat drejt Surrelit e ta rrëzoni këtë qeveri M*ti

Esmeralda 15/08/2020 09:16

Keshtu ndodh kur ne krye te vendit kemi nje plere nje pabreks nje hale qe tall bythen bashke me greket me gjithë shqiptarët. Edhe ne si popull kemi faj qe rrimë si morra ne pritje te shtypjes perfundimtare.

Shto koment

Denonco