Arrestohen 2 vëllezër shqiptarë në Rimini: zbulohet misteri i luksit të dy të papunëve

Arrestohen 2 vëllezër shqiptarë në Rimini: zbulohet misteri i luksit të dy të papunëve

08:10, 15/08/2020
A+ Aa A-

Rimini - Dy vëllezër shqiptarë kishin një standard jetese shumë të lartë për të qenë të papunë.

Në fillim të gushtit, agjentët e Policisë italianëe mësuan për një shqiptar, 26 vjeç, i rregullt, që jetonte në Viserba, i cili shiste hashash, marijuanë dhe kokainë me “skuterin” e tij.

Hetimet pasuese bënë të mundur identifikimin e dy garazheve, një me qira në Riccione dhe një tjetër në Viserba, në pronësi të 26-vjeçarit, ku u gjet një kilogram dhe 300 gram hashash, i ndarë në pako, mjete paketimi dhe material peshimi (hapëse, shufra, gërshërë), disa telefona celularë, një makinë vakum, si dhe shumë çanta me gjurmët e kokainës dhe marihuanës.

Së bashku me vëllain e tij, sipas Policisë, ata përdorën garazhet, si dhe një depo për drogë, gjithashtu si punishte për paketim.

Kështu që të dy u arrestuan nga Policia italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco