Ish-ministri shqiptar bën vaksinën ruse familjarisht: Jemi mirë

Ish-ministri shqiptar bën vaksinën ruse familjarisht: Jemi mirë

13:02, 14/08/2020
A+ Aa A-

Ish-ministri i Zhvllimit Ekonomik në Kosovë, Valdrin Lluka ka shkruar në Twitter se është vaksinuar me medikamentin “Sputnik V” të prodhuar nga Rusia si ilaçi kundër Covid-19.

Pjesë e vaksinimit është bërë edhe familja e tij dhe ndër të tjera ai ka shkruar se nuk ka pasur asnjë efekt anësorë nga vaksina.

“Unë dhe familja ime morëm vaksinën ruse për COVID19 dhe nëse keni frikë se nuk është testuar, e provova dhe jam i lumtur të raportoj se nuk ka asnjë efekt anësor”, shkruan ish-ministri.

Vladimir Putin deklaroi para pak ditësh se shkencëtarët rusë kanë zbuluar vaksinën e parë të sigurt dhe efektive në botë për koronavirusin.

Lajmi ka shkaktuar mjaft debat në mbarë botën teksa Amerika nuk ka nguruar të shfaqë skepticizmin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

altini17/08/2020 19:01

Ka te ngjare te kete emrin ne liste-pagesat e sherbimeve ndaj Rusise.

Babu14/08/2020 16:33

Vaksina ruse nuk eshte sallate ruse o zoteri. Ku e bëre porosinë në Amazon?

Gimi 14/08/2020 15:01

Po ku e gjeti kaq shpejt!!!!

Shto koment

Denonco