'Shqiptarët ‘piqen’ në 40 gradë me kilometra në Kakavijë, Rama me pushime nga resorti në resort'

'Shqiptarët ‘piqen’ në 40 gradë me kilometra në Kakavijë, Rama me pushime nga resorti në resort'

08:49, 14/08/2020
A+ Aa A-

Vijon të jetë kaotike edhe sot situara në pikën e kalimin kufitar të Kakavijës, me qindra qytetarë që e kanë kaluar natën jashtë, dhe që kanë mbetur të bllokuar që prej ditës së djeshme.

Fax News raporton se vargu i makinave mbërrin deri në fshatin Jorgucat, në një gjatësi prej rreth 20 kilometrash, ndërsa ajo që është dhe më skandaloze është heshtja e të gjitha institucioneve shqiptare përballë kësaj situate, që tashmë vijon prej pothuajse tre ditësh.

Dyndja e shqiptarëve në kufi për të udhëtuar drejt Greqisë vjen pas njoftimit të autoriteteve greke për të kufizuar me 750 veta në ditë hyrjen në kufirin grek që nga e diela e 16 gushtit në pikën e Kakavijës.

Po kështu të dielën, autoritetet greke kane njoftuar se nuk do të lejojnë asnjë udhëtar të hyjë në Greqi pa analizën molekulare të “Covid 19”. Kjo ka rritur shqetësimin tek emigrantët shqiptarë që hynë nga Greqia ditët e fundit në territorin shqiptar dhe tani kërkojnë të rikthehen në Greqi pa filluar kuadri i masave shtrënguese.

Sipas të dhënave kufitare shqiptare në ditët e para të gushtit kanë hyrë ne territorin shqiptar disa dhjetëra mijëra emigrantë të cilët do të gjejnë vështirësi te sigurojnë në Shqipëri testin molekular për “Covid 19” dhe më pas të rikthehen në Greqi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme tha të mërkurën përmes një postimi në rrjetet sociale se pikat e kalimit të kufirit në Kakavijë dhe Kapshticë, nga pala greke,do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fazës së orarit prej orës dhjetë te mbrëmjes deri në orën gjashtë të mëngjesit.

Ndërkohë edhe pse ka qenë gjatë ditës së djeshme në një vizitë private në qytetin e Gjirokastrës, kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë asnjë reagim për situatën, që duket se do të vijojë edhe për ditët e ardhshme, sa kohë që ka njerëz që tashmë janë prej 48 orësh në kufi./Faxweb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco